Koalicioni i shqiptarëve të Malit të Zi, sipas një marrëveshjeje me partinë e ish-kryeministrit malazias Milo Djukanovic për të siguruar një shumicë në parlament dhe për të formuar një qeveri të re, kanë patur sukses në sigurimin e një numri të koncesioneve politike të cilat i kishin kërkuar gjatë 10 viteve të fundit.
Balkaninsight shkruan se shqiptarët do të kenë status të pavarur të komunës për qytetin e vogël të Tuzit jo më larg se muaji maj i vitit 2017 ka premtuar qeveria e re malaziase, transmeton gazetametro.net.
Sipas marrëveshjes, një fabrikë e kripës e cila ka falimentuar që gjindet në Ulqin, qeveria kishte parashikuar që të rrënohëj dhe të ndërtohej një resort me pesë yje, por tash do të veprojë përsëri dhe të bëhet një zonë e mbrojtur, ku ndërtimi është i ndaluar.
Shqiptarët do të kenë vende në parlament në bazë të ligjit të ri zgjedhorë dhe do të ju lejohet përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare në publik sipas dëshirës së tyre.
Marrëveshja u nënshkrua nga udhëheqësi i Partisë Demokratike Socialiste, Milo Djukanovic dhe koalicionit prej tri partive shqiptare, për të miratuar kabinetin e ri të hënën. /gazetametro.net