Loading…

Fitore e madhe dhe bindëse e Bad News Eagles, i afrohen kualifikimit në Major

  • 06/10/2022 | 14:36

Fitore e madhe dhe bindëse e Bad News Eagles, i afrohen kualifikimit në Major

Bad News Eagles po vazhdojnë të korrin suksese në CS:GO.


Skuadra kosovare e ka regjistruar një fitore të madhe dhe po aq bindëse sot.

“Shqiponjat” e mposhtën ekipin Astralis bindshëm 16:3 për t’iu afruar edhe më shumë kualifikimit në Majorin e madh, i cili do të mbahet në Rio De Janeiro të Brazilit.

Ekipi shqiptar në fakt e mposhti skuadrën e 8-të në botë, e cila e ka fituar katër herë Majorin.

BNE tash i kanë dy fitore, ndaj ekipit turk Eernal dhe kundër Astralis, e një humbje nga ekipi i 11-të në botë, Ninjas in Pyjamas.

Skuadrën e suksesshme nga Kosova, e cila ishte një sensacion i vërtetë këtë vit, e ndan veç edhe një fitore nga kualifikimi në Major, që konsiderohet si turneu më i madh në botë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë