Loading…

Fitojnë studentët, nuk u zbritet bursa

  • 11/01/2018 | 16:15

Fitojnë studentët, nuk u zbritet bursa

Bursat studentore edhe sivjet do ta kenë vlerën 600 euro, pasi kështu vendosi Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e sotme.


“Këshilli Drejtues mbajti mbledhjen me pikat e caktuara, mbledhjen e kaluar është thënë kërkesa e parlamentit studentor është shqyrtuar ai vendim, u mor vendim që lartësia e bursave të kthehet në vlerën 600 euro”, tha kryetari i Këshillit Drejtues, Ismet Salihu, shkruan gazetametro.net.

Sipas tij, këto janë mundësitë buxhetore të UP-së, ndërsa tregoi se këshilli ka kërkuar mjete shtesë nga MASHT-i në mënyrë që në të ardhmen bursat të rriten.

I njëjti këshill në fund të dhjetorit të vitit që shkoi mori vendim që bursat të ulen nga 600 në 500 euro, por ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi tha se bursat duhet të jenë të dinjitetshme, madje bëri kërkesë që ato të rriten./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë