Loading…

Fitoi Topin e Artë dhe u bë president i Liberisë: Pacolli thotë për mikun e tij se po e përkrahë Kosovën

  • 03/04/2019 | 11:49

Fitoi Topin e Artë dhe u bë president i Liberisë: Pacolli thotë për mikun e tij se po e përkrahë Kosovën

Ani pse Kosova nuk ka marrë asnjë njohje që një vit, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli nuk po i ndal deklaratat se shumë shtete po e përkrahin Kosovën, transmeton Gazeta Metro.

Kryediplomati kosovar sot pati një takim të vecantë në presidentin e Liberisë George Weah, dhe njoftoi se Weah rikonfirmoi mbështetjen e pa rezervë të Liberisë për Kosovën.

Presindeti Weah kishte fituar edhe Topin e Art të Evropës në futboll.

Duke qenë se Weah ka qenë një ish-futbollist i njohur, Pacolli e ka shfrytëzuar këtë takim për ta njohur atë edhe me ecurinë e Kombëtares së Kosovës në futboll.

“Presidenti Weah, i cili është edhe mik i vjetër i imi, edhe njëherë rikonfirmoi mbështetjen e pa rezervë të vendit të tij për Republikën tonë. Presidentin Ëeah, dikur fitues i Topit të Artë të Evropës në futboll, e informova për ecurinë e djelmoshave tanë të kombëtares së futbollit, duke i përmendur edhe rekordin e vendosur pa humbje. Kënaqësi dhe krenari e madhe që me këto rezultate të mrekullohet edhe një kampion si Weah”, shkroi Pacolli. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë