Loading…

FIT’i kosovar dhe Policia amerikane së bashku

  • 29/11/2018 | 11:30

FIT’i kosovar dhe Policia amerikane së bashku

Përveç në garën e sivjetme ndërkombëtare “Spartan 300”, që është mbajtur në Qendrën Kundër Terrorizmit në Budapest të Hungarisë, njësiti policor i Kosovës (NJSI) më parë (FIT) kishte marrë pjesë edhe në garat e policisë që janë mbajtur këtë vit në Jordani.

Në Hungari policia kosovare doli e para, duke i mposhtur të Serbisë, Maqedonisë, Kroacisë dhe policitë tjera, ndërsa në Joradani arriti të shkoi deri në finale.

Në këto gara, garojnë shtete me njësitet e tyre elite antiterroriste policore dhe ushtarake, ku Policia e Kosovës mori pjese me njësinë e saj elitare NJSI, transmeton Indeksonline.

Policia kosovare ka marrë përkrahjen e vazhdueshme të forcave policore amerikane ku kanë realizuar edhe foto së bashku nga Jordania.

Njësia Elite e Policisë së Kosovës vazhdimisht po dëshmon gatishmërinë e saj në arritjen e rezultateve pozitive dhe lirshëm mund të krahasohet me njësitet e shteteve tjera me të avancuara policore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë