Loading…

Fishekzjarrët në Ferizaj lejohen vetëm për 1 orë e gjysmë në natën e ndërrimit të motmoteve  

  • 20/12/2019 | 11:27

Fishekzjarrët në Ferizaj lejohen vetëm për 1 orë e gjysmë në natën e ndërrimit të motmoteve  

Mjetet pirroteknike në Ferizaj guxojnë të përdoren vetëm nga ora 23:00 me datën 31 dhjetor 2019 dhe të vazhdohet deri në ora 00:30 me 1 janar  2020, komuna paralajmron se të gjithë ata që bien në kundërshtim me urdhëresën do të ndëshkohen, shkruan Gazeta Metro

Përmes një urdhërese  të aprovuar nga Kryetari i komunës së Ferizajt janë lajmruar të gjithë qytetarët se mjetet pirroteknike mund të përdoren vetëm në afatet kohore të lejuara sipas urdhëresës.

“Ndezja e fishekzajrrëve dhe mjeteve tjera pirroteknike lejohen vetëm për një orë e tridhjet minuta duke filluar nga ora 23:00 me datën 31 dhjetorë 2019 dhe duhet përfunduar në ora 00:30 me datën 01 janar 2020” thuhet në urdhëresë

Kjo urdhëresë hyn në fuqi nga data 21 dhjetor 2019 dhe vlen deri më 15 janar 2020, e për të gjithë ata të cilët bien në kundërshtim me urdhëresën do të ndëshkohen sipas ligjeve në fuqi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë