Liverpool ka barazuar gjithçka në ‘Anfield Road’ ndaj Brighton me anë të sulmuesit, Roberto Firmino. Braziliani shënoi në minutën e 52’të, transmeton Gazeta Metro.
Një kundërsulm i shpejtë nga vendasit dhe pas pasimit të Luis Diaz, Firmino dribloi për mrekulli në zonë dhe përballë portierit, Robert Sanchez nuk gaboi.
30-vjeçari shënoi edhe golin e parë për ‘The Reds’ në këtë sfidë, kurse ky ishte goli i pestë këtë edicion për të në Premier League.
GOAL! Roberto Firmino
Liverpool 2-2 Brighton#LIVBHA | #LFC
pic.twitter.com/8kAobx5aGu— Fast Goals (@fast_footygoals) October 1, 2022
Si Firmino edhe Leandro Trossard shënoi dy gola sot për mysafirët. Ai gjeti rrjetën në minutën e 4’të dhe të 18’të.
Kujtojmë se Liverpool gjendet në pozitën e tetë në tabelë me nëntë pikë, ndërsa Brighton është në vendin e katërt me 13 pikë. /gazetametro.net