Loading…

Financimi i Palestinës ka rënë me 70 % në 2020, shtetet Arabe nuk po i paguajnë më

  • 26/09/2020 | 12:02

Financimi i Palestinës ka rënë me 70 % në 2020, shtetet Arabe nuk po i paguajnë më

Gjendja e tyre financiare ka rënë në kohën e pandemisë, por edhe gjatë periudhës kur marrëveshjet e normalizimit po negocioheshin në mes të shteteve të gjirit dhe Izraelit. Shtetet Arabe që financonin shumicën fondeve tani kanë ulur ndihmën me 85 për qind. Palestina akuzon Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin Trump për këtë tërthorazi,  transmeton Gazeta Metro.


Zyrtarët palestinezë e kanë ndjenjën se marrëveshjet e fundit të normalizimit mes shteteve të gjirit persik dhe Izraelit kanë shkaktuar një ulje të papritur të financimit nga shtetet Arabe drejt Autoritetit Palestinez.

Sipas The New Arab dhe të dhënave nga Ministria e Financave të Autoritetit Palestinës, Ramallah nuk ka pranuar ndihma nga shtetet arabe që nga muaji mars i këtij viti, si dhe rënie me 50 % nga ndihmat nga jashtë.

Të hyrat në Ramallah kanë rënë me 70 për qind këtë vit.

Financimi i qeverisë së Palestinës ka rënë me 50 % sa i përket ndihmave nga jashtë në shtatë muajt e parë të vitit, nga 500 milion dollarë në 2019’n në 255 milionë dollarë në 2020’n, ndihmë e pranuar nga Arabët në të njëjtën periudhë ka rënë me 85%- nga 267 milionë dollarë në 2019’n në 38 milionë dollarë në 2020’n.

Ministri i financave të Autoritetit Palestinez Riyad al-Maliki i shqyrtoi arsyet pas rënies së papritur të financimit në një konferencë për media, duke pretenduar se “shumica e shteteve arabe nuk ijanë përmbajtur vendimeve të samiteve arabe për të ofruar mbështetjen financiare prej 100 milionë dollarësh për Palestinën gjatë përballjes me sanksionet e SHBA’së dhe Izraelit.”

Kjo situatë u paraqit në kohë pandemie, por edhe gjatë periudhës së marrëveshjes së negociatave për normalizimi, të kundërshtuara me ashpërsi nga Ramallah, e të mbështetura fuqishëm nga SHBA’ja.

Presidenti Amerikan, Donald Trump i kishte thënë Kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, se ju kishte kërkuar “shteteve të pasura arabe të mos i paguajnë Palestinezët” sipas Al-Araby Al-Jadeed.

Ne nuk e dimë nëse kjo është si rezultat i pasojave financiare të pandemisë, apo me kërkesë të Shteteve të Bashkuara që të mos paguhen Palestinezët” ka shtuar Al-Maliki. “Por rezultati është i njejtë. Për fat të keq kjo rrjetë e sigurisë financiare e zotuar nga samitet arabe nuk është zbatuar” u ankua ministri palestinez al-Maliki.

Kriza financiare dhe rënia e ndihmës arabe dhe të huaj ka detyruar Palestinën të rrisë huazimin vendor dhe të hulumtoj për burime të reja të të hyrave.

Në muajin qershor, deputetët e Paralmentit Europian thirrën për një hetim rreth çështjes se si paratë e taksapaguesve europianë po bien në duart e terroristëve palestinezë, duke këmbëngulur që vrimat ligjore që po ju mundësojnë këtë rrjedhje të mbyllen.

Qindra miliona euro i jepen si donacion në vit nga Bashkimi Europian Autoritetit Palestinez. Përafërsisht 50 milionë euro çdo tremujor kalojnë nga Autoriteti Palestinez drejt Organizatës për Çlirimin e Palestinës, që vet financon organizata si Brigadën e Martirëve të A- Aqsa, që ka kryer sulme teroriste vetëvrasëse në Izrael.

“Nuk ka financim të terrorizimit nga fondet e BE’së; derisa të ketë financim nga BE’ja kjo nuk do të ndodhë. Kjo nuk do të tolerohet, dhe nëse ndodh , do të përmirësohet” kishte deklaruar Komisionari i Zgjerimit dhe Fqinjësisë së Komisionit Europian, Olivér Várhelyi. Ai ishte zotuar se do të merret personalisht me këtë çështje./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë