Nga viti 2007 e deri në muajin maj të vitit 2014, financuesit e partive politike, kanë përfituar rreth 220 milionë euro tender publik. Nga këta përfitues më së shumti pretendohet se janë shpërblyer financuesit e PDK-së dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, të pasuar nga ata të LDK-së, AAK-së, dhe Aleancës Kosova e Re.
Këto të dhëna janë nxjerr nga Organizata Çohu.
Arton Canhasi, nga kjo organizatë ka deklaruar për Tribuna Channel se që nga viti 2013 e deri më tani financat e partive politike janë të paaudituara, pasi që Kuvendi për tri vite radhazi ka dështuar në përzgjedhjen e auditorëve. Sipas tij asryeset e dështimit janë banale pasi që në Kuvend thonë se ka qenë një ofertë prej 100 mijë euro e një grupi të auditorëve, derisa Kuvendi ka pasur të alokuara vetëm 65 mijë të tilla.
Kronikën e plotë mund ta ndiqeni në VIDEO: