Loading…

Finalja e Big Brother VIP – ish-banorët shkëlqejnë gjatë parakalimit në tapetin e kuq

  • 18/02/2022 | 20:59

Finalja e Big Brother VIP – ish-banorët shkëlqejnë gjatë parakalimit në tapetin e kuq

Sonte (18 shkurt) po mbahet finalja e Big Brother VIP që pritet të shpall fituesin pas 136 ditësh.


Para fillimit të spektaklit ish-banorët kanë parakaluar në tapetin e kuq që është vendosur para hyrjes në sallën ku mbahet finalja.

Ish-banorët po shkëlqejnë me dukjen plot elegancë dhe stil, ndërsa u ndalën për të pozuar bashkë me njëri-tjetrin.

Ndërsa fansat e shumtë  po presin me padurim shpalljen e fituesit, produksioni thuhet se gjithashtu ka përgatitu edhe shumë befasi të tjera për katër finalistët.

Kujtojmë që pretendentët për të fituar këtë çmim janë finalistët: aktori Donald Veshaj, balerini Ilir Shaqiri, prezantuesja Einxhel Shkira dhe modelja Beniada Nishani (Jakic).

Çmimi për fituesin është 115 mijë euro, ndërsa tre finalistët e tjerë do të shpërblehen me 10 mijë euro secili.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë