Daniil Medvedev është kundërshtari i Rafael Nadal në finale të Australian Open, pasi e mposhti Stefanos Tsitsipasin 3-1, 6.1, 6.4, 7.6 dhe 4.6.
Mirëpo ai ka pasur për pak kohë një diskutim shumë të ashpër me gjyqtarin e meçit.
Tenisti rus Medvedev akuzoi babanë e Tsitsipas për stërvitje të paligjshme dhe i bëri thirrje gjyqtarit të karriges të ndërmarrë veprime gjatë gjysmëfinales së Australian Open 2022.
Duke folur, ai iu drejtua: “Më shiko, unë po flas me ty! A je budalla?”.
Finalja mes Medvedev dhe Nadal në Australian Open do të luhet të dielën nga ora 9 e mëngjesit me kohën tonë lokale.