Loading…

Filmi ‘Rekruti’ vjen me temën e ndjeshme të rekrutimit të të rinjëve në grupe kriminale

  • Nga

  • 29/03/2017 | 21:54

Filmi ‘Rekruti’ vjen me temën e ndjeshme të rekrutimit të të rinjëve në grupe kriminale

Regjisori kosovar Sunaj Raça vjen me një film lidhur me temën më aktuale dhe më të ndjeshme, me rekrutimin e të rinjëve në grupe kriminale. 


Ky film quhet “Rekruti” dhe  është i metrazhit të gjatë, i cili pritet të dalë shumë shpejt në kinematë tona, ku fillimisht do të jepet premierë në Cineplexx në Prishtinë.

Regjisori Raça ka folur për Gazetën Metro ku ka treguar rreth filmit, shfaqjes së tij, dhe grupin e aktorëve, ku numri i tyre do të mbërrij deri në 80.

“Filmi “Rekruti” flet për dukuritë negative në shoqërin tonë, krimin e organizuar. Filmi ka për subjekt të rinjt e rekrutuar në grupe kriminale, të cilët  shërbejnë për të kryer krime  nga më të ndryshmet”, tha ai për Gazetën Metro

Drejtorë fotografie të këtij filmi  janë Rron Ismajli dhe Lulzim Bejta, ndërsa në postproduksion janë angazhuar ekipi i Kompanisë “B2  studio”, Post-Produksioni i audios punohet në Oslo të Norvegjisë.

thumbnail_rekruti2

“Në film do të intepretojnë një kast i gjerë i aktorësh që mbërrin deri në 80 aktorë. Filmi do të dal shumë shpejt, premiera e të cilit do të shfaqet në Cineplex në Prishtinë”, shtoi më tutje Raça.

Në film do të luaj vetë regisori dhe skenaristi në fjalë, gjithashtu aktor shumë i njohur Sunaj Raca,pastaj  Bekim Mulaj, Edon Mulaj, Alban Qela, Don Raca, Safete Rogova, Xhevat Kelmendi, Marko Caka, Ben Lokaj, Sokol Pepkolaj, Labinot Lajqi, Labinot Rraci, Fiona Gllavica, Vjosa Maloku, Ardita Lala, Adhurim Demi, etj.

“Ekipi i filmit ka ambicie shumë të mëdha për filmin dhe është duke u planifikuar që të distribuohet edhe jashtë vendit. Janë kontaktuar disa kompani distributive të cilat kanë shprehur interesim për filmin”, ka përfunduar regjisori Raça.

Njëherit filmi do të konkuroj në festivalet ndërkombetare të “Filmit0”. Ky është filmi i tij i dytë i metrazhit të gjatë pas filmit të mirenjohur “Etjet e Kosovë”./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë