Loading…

Filmi ‘Memory’ i Kosovës, fitues absolut në festivalin amerikan

  • 26/04/2017 | 10:03

Filmi ‘Memory’ i Kosovës, fitues absolut në festivalin amerikan

Filmi i shkurtër i regjisorit Ilirjan Himaj ka rrëmbyer dy çmime në SHBA. Festivali “Humboldt Internaional Film Festival” në Kaliforni ia ndau filmit “Memory” çmimin për narracionin më të mirë dhe çmimin si fitues absolut, “Best of Fest”.

Ky film, i cili trajton fatin e një të moshuari që vuan nga sëmundja e Alzhaimerit, me datën 20 prill u dha premierë në “Columbus International Film and Video”, për të vazhduar rrugëtimin të nesërmen në Kaliforni, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është bërë pjesë e edicionit të 50-të të “Humboldt International Film Festival” i cili zuri vend prej datës 19 deri më 22 të këtij muaji.

Ky festival prej vitit 1967 vazhdon traditën e mbledhjes së filmave të shkurtër dhe të pavarur të cilët më pas vlerësohen nga një juri e formuar enkas për këtë ngjarje. HIFF njihet edhe si festivali më i vjetër në botë i studentëve.

Në këtë film luajnë edhe Bibi Qena, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Besim Ajeti, Agron Krasniqi, Labinot Lajçi, Agron Shala, Diar Shala, Lind Shala dhe Eron Karaçica.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë