Loading…
Filmi me Xhevdet Jasharin merr dy çmime në Berlinale
  • 16/02/2019 | 14:03

Filmi me Xhevdet Jasharin merr dy çmime në Berlinale

Janë ndarë mbrëmë çmimet e para të festivalit Berlinale – Festivalit të Filmit në Berlin, një ndër më prestigjiozët në fushën e kinematografisë.


Disa çmime të tjera do të ndahen sonte, ndërsa edhe ato mbrëmë kanë dalë të jenë të suksesshme për filmat nga Ballkani.

Filmi “Gospod postoi, imeto i’ e Petrunija” me regjisore Teona Strugar Mitevska ka marrë çmimin nga Juria Ecumenical. Çmimi në fjalë ndahet nga Organizatat Ndërkombëtare Filmike të Kishave Katolike dhe Ortodokse – INTERFILM dhe SIGNIS.

Filmi flet për një grua, mbrojtëse të të drejtave të njeriut, e cila thumbon traditat e kishës dhe duke u future në një ritual i cili konsiderohet i denjë vetëm për burrat. Filmi me këtë çmim merr edhe 2.500 euro shpërblim.

I njëjti film ka marrë edhe një tjetër çmim. Bëhet fjalë për ‘Guild Film Prize’ – ndërsa jepet nga AG Kino – Gilde e.V. (Asociacioni i Kinemave German Art House).

Në këtë film luan edhe aktori shqiptar Xhevdet Jashari./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 23/05/2019 | 22:54
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë