Loading…

Filmi me nënat serbe kundër luftës në Kosovë, tash edhe online

  • 27/06/2017 | 16:33

Filmi me nënat serbe kundër luftës në Kosovë, tash edhe online

Një dokumentar synon të shfaqë një fytyrë tjetër të popullit serb gjatë luftës që po ndodhte në Kosovë.

Politika shoviniste serbe po luante lojën e saj, por një pjesë e popullit serb nuk e donte luftën.

Rrëfimet e nënave serbe, djemtë e të cilave ishin marrë me forcë nga shteti serb për të shkuar në luftën e Kosovës, protestat e ndryshme të Shoqërisë Civile në Beograd, komunikimet e ndryshme të grave serbe dhe shqiptare për t’u bërë bashkë dhe për të ndalur luftën, arrestimi i Flora Brovinës e deri tek ekspozita e Saranda Bogujevcit e cila u mbajt në Qendrën Kulturore Serbe, ekspozitë kjo që u prit me brohoritma e disa skandale që deri më tani askush nuk ka dëgjuar për to, janë pjesë e këtij dokumentari me titullin “Gratë shqiptare janë motrat tona”.

“Albanke su naše sestre” tani është edhe online dhe mund të shihet nga publiku pasi para disa javësh u dha edhe në Beograd, shkruan KultPlus.

Milena Popović, Sanja Kljajić, Taulant Osmani, Darko Šper dhe Vanja Đurić janë autorë të dokumentarit 27 minutësh. ‘Vajzat shqiptare janë motrat tona’, u krijua nga ForumZFD, BIRN Kosovë dhe Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë