Filmi “Memory” me regji dhe skenar të Ilirjan Himajt, ka lansuar trailerin.
Ky film flet për plakun Syla i sëmurë nga Alzheimer (sëmundja e harresës),del nga shtëpia për t’i blerë lodër nipit të tij, mirëpo nga acari dhe i ftohti i madh i dimrit, ai humb dhe nuk arrin ta kujtoj rrugën për në shtëpi, transmeton Gazeta Metro
Filmi “Memory” (Kujtesa), producentë të të cilit janë Agron Shala dhe Latif Hasolli interpretohet nga aktorët Xhevat Qorraj, Bibi Qena, Selman Lokaj, Avdullah Gjikokaj, Besim Ajeti, Agron Krasniqi, Labinot Lajçi, Agron Shala.
Ky film do të shfaqet premierë botërore në edicionin e 65-të të ‘Columbus Film & Video Festival’, në Ohio më datën 20 prill. Ky festival, është edhe festivali më i vjetër në USA./gazetametro.net