“The Adventurers” është film amerikan në të cilën luan edhe aktori legjendar Bekim Fehmiu, ky film do transmetohet javën tjetër në kuadër të një programi filmash që merren me aventurën Paramound Channell në Francë.
The Adventurers është film amerikan, i shtëpisë filmike Paramount Pictures i xhiruar më 1970 i bazuar në romanin best-seller të Harold Robbins.
Regjisor, producent dhe skenarist këtij filmi është Leëis Gilbert. Njërin ndër rolet kryesore në këtë film e interpreton edhe Bekim Fehmiu e role të tjera kishin aktorët Candice Bergen, Charles Aznavour, Olivia de Havilland, Fernando Rey, Ernest Borgnine, Alan Badel dhe Leigh Taylor-Young.
Rolin kryesor të playboy-it, Dax Xenos, e interpreton aktori shqiptar me famë botërore Bekim Fehmiu, shkruan KultPlus.
Ngjarja zhvillohet në Amerikën Jugorë, ku Bekim Fehmiu në rolin e një aventurieri të pasur, i cili ka parë motrën dhe nënën e tij të dhunohen nga trupat qeveritare, në fund të filmit vetëvritet mbi një statujë duke mos e kuptuar nëse e ka dashur shtetin e tij ose ka rënë pre e tij.
Filmi do të shfaqet në këtë kanal të njohur në Francë, me datë 10 dhjetor me fillim prej orës 20:40.