Loading…

Filmi ‘Dua’ do ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 99-të të Academy Awards

  • 31/07/2026 | 08:49

Filmi ‘Dua’ do ta përfaqësojë Kosovën në edicionin e 99-të të Academy Awards

Komiteti Përzgjedhës i angazhuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës ka përzgjedhur njëzëri filmin “Dua” nga Blerta Basholli, si propozimin zyrtar të Republikës së Kosovës për kategorinë International Feature Film në edicionin e 99-të të Academy Awards®.


Njoftimi i plotë:

Komitetit përzgjedhës e vlerësoi si veçanërisht të guximshme zgjedhjen artistike për ta rrëfyer një histori kaq komplekse përmes këndvështrimit të një të miture. Personazhi i Duas, i interpretuar me pjekuri të jashtëzakonshme nga Pinea Matoshi, sjell një performancë autentike, të besueshme dhe emocionalisht përmbajtësore.

Përmes vizionit të saj autorial, Blerta Basholli ndërton një rrëfim të ndjerë, që trajton sinqertë një periudhë të rëndësishme të historisë së Kosovës. Duke ndërthurur një perspektivë intime me temat universale të identitetit, traumës dhe rezistencës, Dua dëshmon potencial të qartë për të rezonuar me audienca dhe juri ndërkombëtare. Andaj, komiteti vendosë unianimisht që Dua të jetë propozimi i Kosovës për edicionin e 99-të Çmimeve Oscar.”

Ky vit shënon një moment të veçantë për kinematografinë kosovare, pasi Kosova do të përfaqësohet në garën për Academy Awards® me dy filma. Krahas filmit “Dua”, filmi “Shame and Money” nga Visar Morina, fitues i Grand Jury Prize në Sundance Film Festival, është kualifikuar drejtpërdrejt në garën për çmimet Oscar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë