Filma që parashikuan të ardhmen në kohë të hershme, atëherë kur as nuk përmendeshin zbulimet që janë bërë sot, e disa veç sa kishin filluar të përhapeshin por jo në vrullin e kohës sonë, duke filluar nga interneti, video-lojërat, orët e zgjuara, robotët e deri te satelitët spiunë.
The Net
Një film i viteve të 90-ta që tregoi për vrullin e internetit dhe të keqën që do të sjellë ai në të ardhmen. Net ka parashikuar vjedhjet e ndryshme që do të bëhen pëmes tij, qysh herët, akoma pa ditur diçka saktësisht.Gjithashtu ka parashikuar se përmes tij do të vijnë edhe picat në shtëpi. The Net, siç transmeton gazetametro.net, ka prekur edhe çështjen e rrjeteve sociale.
Super Mario Bros
Një film i cili parashikoi se si video-lojërat në të ardhmen do të jenë të tmerrshme! E ardhme e cila do të ketë krizë në të gjitha anët. Super Mario Bros parasheh botën reale duke e treguar shkatërrimin e kullave binjake me 11 shtator 2001.
Dick Tracy
Një detektiv privat në vitet e 30-ta kishte një orë dore Luddite “të zgjuar” e cila ishte e ngjajshme me orët që kemi sot. Ky film parashikon orët e zgjuara (smart watches) që kemi sot ne, të cilat nuk shërbejnë vetëm për të matur kohën, transmeton gazetametro.net.
Short Circuit
E ardhmja përmes dronit duke marrë objektivat strategjike dhe robotët për heqjen e bombave dhe duke i kontrolluar ushtarët, u parashikua qysh në vitet e 80-ta në filmin Short Circuit. Ky film parashikoi fuqinë robotike që do të luaj në ushtrinë moderne.
Enemy of the State
15 vjet më parë në “Enemy of the State” me aktorin Will Smith është paraparë funksionalizimi nga satelitët spiunë të kontrolluar nga qeveria. Sot kjo është temë diskutimi rreth vëzhgimit nga satelitët , dhe shumëherë cilësohet edhe si e duhur. /gazetametro.net