Loading…

Filmat që do të shfaqen në muajin janar në Cineplexx

  • 01/01/2017 | 16:28

Filmat që do të shfaqen në muajin janar në Cineplexx

Pas përfudimit të suksesshëm të këtij viti, kinemaja më e re në kryeqytet  Cineplexx, vazhdon me shafqjen e filmave në muajin janar. Edhe pse për një kohë shumë të shkurtër Cineplexx pati shumë shikues në 6 sallat e saj dedikuar adhuruesëve të filmave.


Gazetametro.net sjellë për ju programin e filamve botëror që do të jepen në muajin janar.

Me 5 janar do të shafqen tre filma premier:

“Ballerina” me regji nga Eric Summer dhe Éric Warin

Ky film është i zhanrit  familjar, aventurë, animacion, ku në rolet kryesore ka Elle Fanning, Dane DeHaan, Maddie Ziegler, Carly Rae Jepsen. Filmi zgjat 89 Minuta. Ngjarja e filmit ka të bëj me një vajzë jetime, e cila vendoset  në vitin 1879 në Paris, dhe ëndërron të bëhet balerinë. Ajo largohet nga rajoni Brittany drejt Parisit ku shtiret të jetë dikush tjetër dhe arrin të bëhet nxënëse në Grand Opera.

“La la Land”, i regjisorit Damien Chazelle

Filimi është i zhanrit komedi, zgjat 128 minuta. Në këtë film luajnë aktorët Emma Stone, Ryan Gosling, John Legend, J.K. Simmons. Një pianist xhazi në Los Angeles bie në dashuri me një vajzë që aspiron të bëhet aktore.

”Why him” nga regjisori John Hamburg

Një baba krijon një marrëdhenie të hidhur rivaliteti me të dashurin e ri e të pasur të vajzës së tij. Filmi është i zhanrit komedi, zgjat 111 minuta me aktorët James Franco, Bryan Cranston, Zoey Deutch.

Ndërsa me 12 janar vinë dy filma premier “Live by night” dhe “Monster Trucks”.

“Live by night” Një histori e vendosur në Epokën e Ndaluar dhe e përqendruar rreth një grupi individësh dhe marrëveshjeve të tyre në botën e krimit të organizuar.
“Live by night” i regjisorit Ben Affleck, është I zhanrit krim, dramë, ku në rolet kryesore janë Ben Affleck, Scott Eastwood, Elle Fanning, Zoe Saldana, Sienna Miller, Chris Cooper, Brendan Gleeson.

“Monster Trucks”. Në kërkim të çfarëdo mënyre për t’u larguar nga jeta dhe qyteti i tij i lindjes, maturanti Tripp ndërton një Kamion Monstruoz me pjesë nga makinat e braktisura. Pas një aksidenti në një pikë të afërt karburanti, ai zbulon një krijesë të çuditshme nëntokësore, me një shije dhe talent për shpejtësi. “Monster Trucks”. është film aksion me regji nga Chris Wedge, me aktorët Lucas Till, Jane Levy, Holt McCallany, Danny Glover

Me 19 janar 2017 jepet premiera e filmit “xXx: The Return of Xander Cage“ me regji nga D.J. Caruso.
Në këtë film aksion luan Vin Diesel .  Xander Cage mendohet të ketë vdekur në një aksident, megjithatë ai rikthehet fshehurazi në aksion për një detyrë të re e të vështirë, me instruktorin e tij Augustus Gibbons.

Dhe me 26 janar 2017 vjen filmi horror, aksion  “Resident Evil: The Final Chapter” me regji nga Paul W.S. Anderson, me aktorët Milla Jovovich, Ali Larter, Iain Glen, Shawn Roberts.

Menjëherë pas ngjarjeve në Resident Evil: Retribution, Alice është e vetmja e mbijetuar e asaj që supozohej të ishte qëndresa e fundit e njerëzimit ndaj të pavdekshmëve. Tani, ajo duhet të rikthehet aty ku makthi filloi – qytetin Raccoon, ku Organizata Umbrella po mbledh forcat e saj për një goditje finale ndaj të mbijetuarve të fundit të apokalipsit.

Për orarin e saktë të shafqjeve të këtyre filmave, dhe filmave tjerë që do të shfaqen në këtë muaj në kinemanë Cineplexx në Prishtinë gazetametro.net iu informon në ditët në vazhdim. /gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë