Loading…

Film dokumentar për t’i udhëzuar refugjatët se si të kërkojnë ndihmë

  • 18/02/2017 | 12:58

Film dokumentar për t’i udhëzuar refugjatët se si të kërkojnë ndihmë

UNHCR, e cila është në mbrojte të të drejtave të refugjatëve është duke përgaditur një film dokumentar për t’i udhëzuar ata se si të kërkojnë ndihmë.


Vetëm në vitin 2015, mbi një milion refugjatë dhe emigrantë morën rrugë të rrezikshme nëpër Detin Mesdhe në kërkim të sigurisë në Evropë.

Këta njerëz u nisën rrugëve për të shpëtuar nga lufta, që ishte duke u bërë në vendet e tyre dhe duke i shkatërruar ato, shumica nga Siria dhe Afganistani.

Vitin e kaluar, numri i të ardhurve në Evropë ishte më i ulët për shkak të mbylljes së rrugës në mes Turqisë dhe Greqisë, por numri i vdekjeve në Detin Mesdhe ishte më i larti i regjistruar ndonjëherë, me më shumë se 5,000 njerëz të vdekur ose të humbur.

Kjo e bën mundësinë e vdekjes në det 1 në 72 për ata që duke u përpjekur të kalonin atë vdiqën. UNHCR (The UN Refugge Agency, )është duke avokuar për një sistem më të thjeshtë në ndihmë të azilëve  dhe qasje në mënyra të sigurta dhe ligjore për refugjatët për të arritur sigurinë. Një nga rekomandimet kryesore të UNHCR-së është një sistem i forcuar për bashkim familjar. Kjo do t’u mundësonte refugjatëve, duke përfshirë edhe fëmijëve të pashoqëruar, për t’u bashkuar me familjet e tyre pa pasur nevojë të rrezikojnë jetën e tyre duke përdorur alternativa të rrezikshme dhe të paligjshme, transmeton gazetametro.net

Për të arritur vëmendje globale, t’i hapë sytë të gjithëve edhe poltikës, vetëdijes lokale, për gjendjen e refugjatëve që presin për tu bashkuar me familjarët e tyre, zyra për përfaqësim të UNHCR-së për zyrën e Europës Veriore do të prodhojë një film dokumentar nga perspektiva e një familjeje të refugjatëve që udhëtoi nga Siria për në Danimarkë dhe rrezikuan jetën e tyre në rrugë.

Zyra është duke kërkuar për një studio prodhimi ose drejtor film / prodhuesi për të prodhuar filmin. Filmi do të jetë duke u fokusuar në një familje të intervistuar më parë nga zyra, historia e të cilit mund të lexohet këtu, si me një audiencë globale dhe rajonale të synuar për shpërndarje në festivalet e filmit, me transmetuesit në mbarë botën dhe nëpër kinema. Ju lutem shikoni Termat e bashkangjitur të referencës dhe dokumentet shoqëruese për më shumë informacion dhe udhëzime se si të aplikoni për kontratën./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë