Loading…

Fillon vaksinimi në masë në Kosovë, Vitia: Nga sot po hyjmë në një fazë të re

  • 15/06/2021 | 10:50

Fillon vaksinimi në masë në Kosovë, Vitia: Nga sot po hyjmë në një fazë të re

Me rastin e fillimit të realizimit të Planit për Vaksinimin Masiv, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka mbajtur një konferencë për media.


Vitia është shprehur se sot po fillojnë një proces thelbësor për menaxhimin e pandemisë, dhe se deri sot kanë arritur t’i kryejnë të gjitha përgatitjet e nevojshme për vaksinimin masiv.

“Menaxhimi i pandemisë dhe ringjallja ekonomike mbesin prioritet. Ne sot po fillojmë një proces thelbësorë për të parën. Ministria e Shëndetësisë bashkë me institucionet tjera shëndetësore i ka bërë përgatitjet për vaksinimin e qytetarëve në masë. Nga sot po hyjmë në një fazë të re të procesit të vaksinimit. Sot më 15 qershor po fillon ky proces i vaksinimit. Ky shënon një kapërcim të luftës me COVID-19, pasi vaksinimi në masë është krijim i kushteve në një realitet të ri”, ka deklaruar ai.

Vitia është shprehur se sot është kaluar shifra e 100 mijë e të vaksinuarve.

“Sot themi se kemi kaluar shifrën prej 100 mijë të vaksinuarve dhe objektivi ynë mbetet vaksinimi i 60 për qind të qytetarëve tonë. Ne patjetër që do ta arrijmë këtë. Aktualisht po vaksinohen personat mbi 65 vjeç dhe personat me sëmundje kronike, do të vaksinohen edhe mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë. Në fazën e tretë do të vaksinohen të gjithë ata që duhet vaksinuar”, ka shtuar ai.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë