Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Dendias, takohet me Donika Gërvallën, e cila do ta presë në aeroportin e Prishtinës dhe më pas do ta zhvillojë një takim në zyrën e saj.
Para nisjes, Dendias ka biseduar me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Në një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së, M. Lajcak, ne diskutuam zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor”, shkroi Dendias në Twitter mbrëmë.
Pas takimit me Gëvrallën, Dendias do të pritet në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe do të takohet edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Në fund të agjendës është paraparë edhe takimi me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.
Kujtojmë se Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, teksa para disa ditësh Ministra e Jashtme deklaroi se qëndrimi i shtetit grek karshi Kosovës, mbetet i pandryshueshëm.