Shefi i Grupit Parlamnetar të AAK-së Pal Lekaj në emër të 43 depuetetëve paraqiti kërkesën e parashtruar për seancën e jashtëzakonshme që po mbahet me rastin e arrestimit të ish-liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga policia franceze.
Sipas Lekajt ndalimi i kryetarit të AAK-së është i papranueshëm dhe sulm ndaj shtetit të Kosovës. Kosova sipas Lekajt është shtet i papavarur dhe si të tilla nuk kanë asnjë bazë ligjore.
“Është i papranueshëm ekstradimi i Haradinajt në Serbi, ngase është dëshmuar dy herë edhe në Hagë. Vendimi për të mbajtur në paragburgim është i papranueshëm. Ne nuk kemi dalur këtu me rekomandime, por në fund do të dal me rekomandime”, tha Lekaj.