Loading…

Fillon së zbatuari projekti për pastrimin e krojeve publike në Prizren

  • 22/06/2017 | 19:07

Fillon së zbatuari projekti për pastrimin e krojeve publike në Prizren

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka filluar së zbatuari projektin për pastrimin e krojeve publike në qytetin e Prizrenit.

 Gjatë punimeve të pastrimit të krojeve publike në qytetin e Prizrenit në kuadër të ndërhyrjeve për restaurim dhe konservim janë konstatuar dëmtime të theksuara në sipërfaqet e krojeve të gurit nga faktorët atmosferik, mbetjet e pluhurit, ngjyra, kriposja, myshqet, këpurdhat si dhe bakteret të cilat kanë shkaktuar dëmtimin e krojeve.

Ky projekt i cili po realizohet nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren është sa kompleks aq edhe interesant pasi që për herë të parë po veprohet me ndërhyrje profesionale të pastrimit në krojet publike të qytetit të Prizrenit duke aplikuar metodat e pastrimit kimik dhe mekanik të krojeve publike.

Aktualisht janë duke u zhvilluar punimet për pastrimin e kroit të Esma Hanëm-it që gjendet në oborrin e Muzeut Arkeologjik të Prizrenit për të vazhduar me kroin e Haxhi Ramadanit (Qorr Aga) që gjendet afër Muzeut Arkeologjik.

Gjatë këtij procesi të punës në radhë për tu pastruar janë edhe edhe kroi i Bimbashit, Beledijes, kroi pranë xhamisë së Sinan Pashës si dhe 6 Krojet në afërsi të lagjes së Marashit.

Projekti ka të bëjë me pastrimin e myshqeve, njollave dhe papastërtive tjera nga sipërfaqja e krojeve që janë shtresuar me vite të tëra.

Përkujdesi institucional ndaj aseteve të trashëgimisë kulturore në Prizren me aplikim të metodave profesionale mundëson jetëgjatësinë e tyre duke e ruajtur origjinalitetin që kanë.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë