Ka filluar protesta e paralajmëruar, për lirimin e Ramush Haradinaj.
Qindra qytetarë, janë mbledhur në sheshin Shkelzen Haradinaj në Pejë, të cilët kërkojnë lirimin e Ramush Haradinajt.
Ndërsa protesta janë paralajmëruar edhe në qytetet Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë dhe Ferizaj.
Ndryshe, Haradinaj u ndalua javën e kaluar nga policia franceze në aeroportin e Baselit, me urdhërarrest të Serbisë.
Tani Serbia po kërkon ekstradimin e Haradinajt nga Franca me procedura të përshpejtuar./gazetametro.net