Loading…

Fillon protesta e Ramabajës kundër Asociacionit: ‘Masakrohet’ gjuha shqipe

  • 31/01/2023 | 12:30

Fillon protesta e Ramabajës kundër Asociacionit: ‘Masakrohet’ gjuha shqipe

Ka filluar protesta kundër themelimit të Asociacionit në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.


Kjo protestë ka filluar që nga ora 12:00.

Të hënën e 30 janarit, Fondacioni Friedrich Ebert-Stiftung në Prishtinë, ka prezantuar propozimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Presioni i shtuar dukshëm për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ka rezultuar me hartimin e një drafti të statutit si propozim për këtë mekanizëm.

Protestuesit u munduan të japin një mesazh kundër Asociacionit përmes një pankarte, por më shumë se vetë mesazhi në sy bien gabimet te thuajse secila fjalë e një fjalie të shkurtë.

“Ne emre te popllit shçiptar kunder asosacionit me shumic serbe”, thuhet në pankartën që njëri prej protestuesve e mbante krenarisht.

Derisa në një tjetër shihet të jetë shkruar se e duan paqen e pajtimin me popullin serb, por se kjo duhet bërë nën “flamurin e Dardanis”.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë