Loading…

Drejtësi për Astritin edhe me Peticion

  • 24/11/2016 | 12:09

Drejtësi për Astritin edhe me Peticion

E plotësuar: Protesta e sotme e shoqërisë civile u shoqërua me kërkesat e njëjta që kishte edhe më parë rreth zbardhjes së vrasjes së Astrit Deharit, hetim i pavarur.

Dorëheqje të ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha dhe atij të punëve të Brendshme Skënder Hyseni, u kërkua edhe sot nga protestuesit, të cilët thonë se këta udhëheqës kanë përgjegjësi që në burgjet e Kosovës mos të ndodhin vdekje të tilla.

Besa Luzha, si mbështetëse e kësaj proteste tha para të mbledhurve se Astrit Dehari është viktimë e këtij sistemi të drejtësisë dhe vdekja e tij sipas Luzhës është shkas që shoqëria civile të kërkojë drejtësi dhe të ngrejë zërin që të ndalojë këto veprime të mbrapshta të institucioneve.

Përpos protestës organizatorët kanë përgatitur edhe një peticion, ku do të mbledhin nënshkrime për të kërkuar zbardhjen e kësaj vdekje, transmeton gazetametro.net.

“Kemi përgatitur peticionin në të cilën secili prej jush qytetarë mund të nënshkruani dhe të bëjmë presion që më në fund të veprohet për vënien e drejtësisë në vend.  Tavolinat për pëticionin janë të vendosura në shesh, dhe mund të nënshkruani ndërsa, ne do të nisemi në marsh deri tek sheshi Zahir Pajaziti”, tha Luzha, duke kërkuar që Kuvendi i Kosovës të mbajë seancë të jashtëzakonshme për Astrit Deharin.

Protesta u mbyll me një minutë heshtje përderisa masa u nis në drejtim të sheshit “Zahir Pajaziti”.

Organizatorët paralajmëruan se presioni qytetarë nuk do ndalet./gazetametro.net

protesta-per-astrit-deharin-2 protesta-per-astrit-deharin

Fillon protesta ‘Drejtësi për Astritin’

Nën 24, 2016 | 12:09

Qindra qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit, i cili në rrethana ende të paqarta ndërroi jetë në burgun e Prizrenit.

Protesta është  organizuar nga shoqëria civile ndërsa organizime të ngjashme janë bërë edhe në qytetet tjera të Kosovës.

Duhet përkujtuar që kjo është protesta e dytë me radhë që po zhvillohet për vdekjen e Deharit./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë