I plotësuar
Protesta Drejtësi për Astritin e thirrur nga pjesëtarë të shoqërisë civile, ka përfunduar. Protestuesit kanë filluar të shpërndahen, por ata kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, në fjalmin e tij para protestuesve, ka thënë se Astriti nuk ka vdekur në periudhën prej një ore, por më herët.
Astriti ka vdekur në duart e institucioneve dhe atyre u takon përgjegjësia, Besa Luzha.
Shteti është përgjegjësi kryesor, dhe gardianët është dashur të largohen nga puna.
Besa Luzha aktiviste e shoqërisë civile dhe organizatore e kësaj proteste, në fjalimin e saj para protestuesve, ka thënë se kjo dalje sot e qytetarëve është një përgjigje ndaj institucioneve të cilat kanë refuzuar të marrin përgjegjësi për rastin.
Sipas saj, Astriti ka vdekur në duart e institucioneve dhe atyre u takon përgjegjësia.
Luzha ka kërkuar që ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha të marr përgjegjësi ose të dorëhiqet.
Gjithashtu, ajo ka thënë se kërkohet urgjentisht hetim i pavaur.
Kanë filluar të mbledhen qytetarë te Sheshi Zahiri Pajaziti për protestën e paralajmëruar me qëllim të kërkimit të drejtësisë për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari.
Ky marsh u organizua nga shoqëria civile dhe në të po marrin pjesë edhe gazetarë, publicistë e artistë.
Poashtu, pak çaste më parë në shënjë nderimi për shokun e tyre studentët e mjekësisë vendosën fotografinë e Astrit Deharit tek Biblioteka e Fakultetit të Mjekësisë.
Dehari ndrroi jetë më 5 nëntor përderisa po mbahej në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Gazetametro.net ju sjell foto nga vendi i ngjarjes.
Marsh i organizuar nga shoqëria civile me kërkesën #DrejtësiPërAstritin
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, 14 November 2016