Loading…

Fillon prerja e murit në Mitrovicë (Video)

  • 09/12/2016 | 12:57

Fillon prerja e murit në Mitrovicë (Video)

I plotësuar:

Punëtorët që kanë filluar të presin murin në lartësi prej 60-70 centimetra nuk po i tregojnë inspektorëve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë, që janë në vend të ngjarjes, se për kë punojnë.

Ka rreth 30 minuta prej kur inspektorët po tentojnë të marrin informacion se për cilën kompani po punojnë, por nuk ja kanë arritur. Në vend të ngjarjes është edhe policia, raporton Koha.net.

Njëri nga punëtorët ka pasur të stampuar në rrobat e punës emrin e kompanisë “PTP ‘RAD’ Zvecan”, por ka thënë se rrobat i ka blerë vetëm për punë dhe se nuk e di se çka ka shkruar aty.


Dy punëtorë janë parë sot duke prerë murin i cili ka nisur të ndërtohet ditë më parë në afërsi të urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Mësohet se punëtorët janë të kompanisë që ka ndërtuar këtë murë, por ende është e paqartë.

Në vendin e ngjarjes tashmë gjendet Policia e Kosovës, por edhe inspektorët e Ministrisë së Mjedisit.

Bedri Halimi, kryeinspektor i mjedisit tha për gazetën Metro, se Ministria ka lëshuar një vendim për ndalimin e punimeve.

Halimi bëri të ditur se në vendin e ngjarjes është edhe kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakiq, dhe vendimin për rrënimin e murit ja ka treguar edhe atij.

Për momentin punimet janë ndërprerë dhe Halimi nuk dha detaje të tjera. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë