Loading…

Të enjten fillon pajisja me targa

  • 16/11/2016 | 08:36

Të enjten fillon pajisja me targa

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur për qytetarët e Kosovës se ditën e sotme është bërë  furnizimi me targa të automjeteve.

Ndërsa, gjatë ditës së enjte sipas kësaj ministrie pritet që të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në të gjitha komunat e  Kosovës të pajisen me targa të rregullta, shkruan gazetametro.net

Nga data 17 nëntor të  gjithë  qytetarët të  cilët gjatë kësaj kohe janë pajisur me targa provuese, mund të pajisen me targa RKS dhe mund të paraqiten në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se kontrata për furnizim me targa është kontratë kornizë dhe vlen për tri vite./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë