Kombëtarja e Kosovës e ka nisur ciklin kualifikues për Kampionatin Europian ‘EURO 2024’, transmeton Gazeta Metro.
Në stadiumin ‘Bloomfield’ në Tel Aviv ka filluar ndeshja mes Izraelit dhe ‘Dardanëve’.
Përzgjedhësi Alan Giresse nuk ka vendosur të bëjë shumë ndryshime në formacion nga herët e kaluara.
Vlen të theksohet se pas më shumë se dy vitesh është rikthyer në formacionin titullar mbrojtësi, Leart Paqarada.
Së bashku me Izraelin dhe Kosovën në grupin I bëjnë pjesë edhe Zvicra, Andorra, Rumania dhe Bjellorusia. /gazetametro.net