Loading…

Fillon hetimi i 24 ankesave të zgjedhjeve në Kosovë, refuzohen 41 të tjera

  • 01/07/2017 | 11:23

Fillon hetimi i 24 ankesave të zgjedhjeve në Kosovë, refuzohen 41 të tjera

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të pranojë për hetim 24 ankesa të kandidatëve për deputet të subjekteve politike për zgjedhjet e 11 qershorit.


Kryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, tha për KosovaPress se nga 65 ankesa sa kanë pranuar gjithsej, 24 kanë vendosur t’i hetojnë, ku do hapen 30 kuti të votimit.

Ai tha se pret që brenda ditës të përfundohet i gjithë procesi, pasi kanë angazhuar tri ekipe për ta kryer këtë hetim.

Sipas tij, të hënën pasdite do t’i bëjnë publike vendimet për të gjitha ankesat e pranuara.

Përndryshe, më së shumti ankesa në PZAP kanë parashtruar kandidatët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, me gjithsej 22 ankesa, derisa, koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 19 ankesa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë