Loading…

Fillon gjykimi ndaj Dodikut, rrezikon deri në 5 vjet burg

  • 06/12/2023 | 14:47

Fillon gjykimi ndaj Dodikut, rrezikon deri në 5 vjet burg

Lideri nacionalist serb i Republikës Serbe të Bosnjës do të shkoj në gjykatë të mërkuren për akuzat se po i saboton vendimet e misionit ndërkombëtar për mbajtje të paqes në Bosnje, transmeton Gazeta Metro.


Dodik i cili është president i rajoneve me shumicë serbe në Bosnje ka refuzuar autoritetin e Christian Schmidt i cili është drejtori i misionit ndërkombëtar në Bosnje.

Në marrëveshjen e Daytonit e cila i dha fund luftës së Bosnjës autoriteti ndërkombëtar ka mundësinë e anulimit të ligjeve dhe shkarkimit të zyrtarëve të cilët rrezikojnë paqen.

Lideri serb ka nisur një seri të ligjeve të cilat dërgojnë rajonet me shumicë serbe drejt ndarjes gjë që ka kundërshtuar Shmidt, raporton BBC.

Ai gjithashtu ia ka ndaluar Schmidtit hyrjën në rajon megjithatë ai ka vizituar Republiken Serbe të Bosnjës.

Nëse Dodik shpallet fajtor në këto akuza mund të mbajë deri në 5 vite burg dhe mund ti ndalohet pjesëmarrja në politikë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë