Loading…

Fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë

  • 27/07/2019 | 08:46

Fillon faza e katërt e dezinsektimit në Prishtinë

Sot do të fillojë faza e katërt e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. Duke u bazuar ne këto të dhëna, sivjet do të dezinsektohet një sipërfaqe e përgjithshme prej mbi 6000 hektarë, duke përfshirë edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillimit të këtyre insekteve.


Sipas komunës, edhe këtë vit do të përdoren preparatet e sigurta të regjistruara për përdorim në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë nga ora 20:00 deri në 00:00 në lagjet e caktuara si më poshtë:

27.07.2019 : Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqëve), Tophane

28.07.2019 : Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari

29.07.2019 : Prishtina e re (Vetërnik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e trimave dhe Vneshtat

30.07.2019 : Bregu i Diellit, Lagjja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re

31.07.2019 : Tasligje, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe.

01.08.2019 : Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh, Tenezhdoll, Vranidoll.//gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë