Loading…

Fillojnë të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës

  • 12/02/2022 | 13:16

Fillojnë të gjitha ndeshjet e Superligës së Kosovës

 Superliga e Kosovës i rikthehet sot aksionit, ku tanimë kanë filluar të tri ndeshjet e programit të sotëm, të vlefshme për xhiron e 19, transmeton Gazeta Metro.


Ndeshja më interesante e këtij programi është duke u zhvilluar në stadiumin “Bajram Aliu”, ku skuadra e Drenicës është vendase kundër kampionit të stinorit dimëror, respektivisht Gjilanit.

Po ashtu, krahas kësaj ndeshje janë në zhvillim edhe dy takime të tjera, ku Feronikeli është mysafirë i Dritës, ndërsa Ballkani po zhvillon ndeshje në shtëpi kundër Dukagjinit.

Programin e plotë të ndeshjeve që kanë filluar në Superligën e Kosovës e gjeni më poshtë. /gazetametro.net

13:00 Drenica – Gjilani

13:00 Drita – Feronikeli

13:00 Ballkani – Dukagjini

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë