Loading…

Rakic: Sheshi do të jetë i të gjithëve (Foto)

  • 07/02/2017 | 12:09

Rakic: Sheshi do të jetë i të gjithëve (Foto)

Kompania e përzgjedhur për ndërtimin e sheshit në pjesën ku ka qenë i vendosur muri në Mitrovicë, ka filluar punimet për projektin e ri i dakorduar natën e 4 shkurtit.


Punimet ne shesh veri

I pranishëm në fillimin e punimeve të këtij sheshi është edhe kryetari i Mitrovicës së veriut, Goran Rakic. Ai u ka thënë gazetarëve se aty nuk do të ketë mur, dhe shehi do të jetë i shfrytëzueshëm si për serbët ashtu edhe për shqiptarët, shkruan gazetametro.net.

Goran Rakic te sheshi

Deri te marrëveshja për rrënimin e murit dhe fillimin e ndërtimit të sheshit, u mor me ndërmjetësim të BE’së dhe SHBA’së. Përveç Qeverisië dhe Komunës së Mitrovicës, marrëveshja u nënshkrua edhe nga ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie dhe përfaqësuesja e BE’së Natalyia Apostolova. /gazetametro.net

Parku pas rrenimit te murit

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë