Loading…

Fillojnë punën autobusët e rinj

  • 11/01/2017 | 11:49

Fillojnë punën autobusët e rinj

 Është bërë prezantimi i 15 autobusëve të rinj në Komunën e Prishtinës, të cilët do të mbulojnë linjën 3 dhe 4 në kryeqytet.


Gjatë prezantimit, kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka thënë se 15 autobusët tjerë do të vijnë në fund të janarit.

“15 autobusët e dytë vijnë me 22 ose 23 janar ndërsa 15 autobusët e tjerë vijnë në mars. Këta 51 autobusë nuk do ta mbulojnë gjithë transportin publik në Prishtinë sepse Prishtina ka nevojë mbi 100 autobusë”, ka thënë Ahmeti.

Në prezantim, ka marrë pjesë edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti, cili tha se është projekti më i rëndësishëm që qeveria ka bërë për komunën e Prishtinës.

“Në emër të qeverisë së Kosovës ju uroj dhe ju përshëndes për përfundimin  e këtij. Ky është projekti më i rëndësishëm që qeveria ka bërë për komunën e Prishtinës dhe ne do të vazhdojmë tutje duke punuar edhe rreth ujërave të zeza, me stadiumin olimpik etj”, ka thënë Hoti.

Ai më tej ka shtuar se ky projekt do të bëhet dhe në 4 apo 5 komuna tjera.

“Dhe më lejoni të them se ky projekt do të replikohet edhe në 4 apo 5 qendra, sepse kemi gatishmërinë e BERZH-it për të investuar dhe ne do t’i identifikojmë cilat qendra kanë nevojë”, ka thënë Hoti./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë