Elita e futbollit kosovar sot vjen me tri superndeshje që zhvillohen në kuadër të javës së nëntë.
Padyshim vëmendja është në Therandë aty ku takohen rivalët e mëdhenj, Ballkani e Prishtina.
Në takimet tjera, ndeshje interesante pritet të jetë ajo ndërmjet Drenicës e Trepçës’89, derisa Gjilani ndeshet me Besën.
Të gjitha ndeshjet kanë filluar në ora 14.00.
Metro do të ju sjellë të gjitha rezultatet në kohë reale.