Në Tiranë në hotelin “Sheraton” u hap festivali ndëkombëtar i filmit.
I kthyer tashmë në traditë dhe i njohur ndryshe si TIFF festivali ka një vit që po organizohet.
Në këtë ngjarje të madhe artistike po marin pjesë shumë artistë të njohur, e në mesin e tyre edhe Mirush Kabashii, Roza Anagnosti dhe Alfred Lico.
Ky festival do të zgjasë 9 ditë, e këtë vit me një kategori të re siç është gara për video.
TIFF-i sivjet ka bashkëpunuar edhe me Festivalin e Torinos duke shpalosur kështu një aktivitet rajonal për të nxitur prodhimin kinematografik në Shqipëri dhe bashkëprodhimet në rajon.
Janë përzgjedhur 8 projekte filmike nga Shqipëria, Kosova, Greqia, Maqedonia, Serbia, Bullgaria, Mali i Zi që do t’i nënshtrohen ekspertizës së doktorëve të njohur në Evropë që ka sugjeruar Torino Film Lab.
Në këtë festival do të shafqet edhe filmi kosovar “Home Sweet Home” i cili është i nominuar për çmimin “Oscar”.