Loading…

Fillimi i Ri: Themelim i Gjykatës Ekonomike, fondi i granteve për të rinjtë dhe fondi i rrezikut të kredive

  • 24/05/2017 | 18:12

Fillimi i Ri: Themelim i Gjykatës Ekonomike, fondi i granteve për të rinjtë dhe fondi i rrezikut të kredive

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli po zhvillon një takim me përfaqsues të bizneseve të ndryshme, para të cilëve po prezanton programin ekonomik. Ai në fjalën e tij tha se me filimin e ri, Kosova duhet të shtojë prodhimin vendor dhe këtë duke krijuar lehtësira të mëdha.


Në këtë takim, eksperti i ekonomisë, Besim Beqaj ka prezantuar disa elemente për mbeshtetje të bizneseve. Në këtë drejtim ai ka përmendur krijimin e një Gjykate Ekonomike, që do të trajtojë shpejt lëndët që kanë të bëjnë me bizneset, në mënyrë që të mos krijohen vonesa të mëdha dhe që vështirësojnë funksionimin e tyre.

Gjithashtu ai përmendi krijimin e një fondi për grante për të rinjtë që të krijojnë biznese. Po ashtu tha se do të ketë 0 akcizë për naften. Beqaj përmendi edhe krijimin e një fondi të rrezikut për kreditim. Ish deputeti përmendi edhe krijimin e sistemeve të sigurimeve bujqësore, për të kompensuar dëmet në bujqësi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë