Pallati i Kongresëve në Tiranë sot është duke zhurmuar nga tingujt e telave të violinës së Shkelzen Dolit, por edhe të 36 artistëve tjerë të ansamblit filharmonik të Vjenës.
Ata janë bërë bashkë dhe janë duke mbajtur një koncertë madhështorë për publikun shqiptar. Por më madhështore e ka bërë edhe paraqitja e pjesëtarëve të filharmonisë me plisa të bardhë.
Pjesë e koncertit janë edhe transmetimi i tre videoklipeve shqiptare, si baresha, Arbëresha dhe Albanian Soul. Ndërsa repertori që po luhet janë nga Strauss, Brahms, Lehar. Koncerti është duke u transmetuar nga Televizioni Klan.
Koncerti i muzikës klasike për çdo fillim janari, është një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në botë.
Ansambli Filharmonik i Vjenës, është njëra prej filarmonive më të suksesshme në botë./gazetametro.net