Filharmonia e Kosovës, fillon me koncertet për këtë vit të ri me solistë të huaj, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.
Sot me datë 29 janar duke filluar nga ora 20:00, në kryeqytet mbahet koncerti i parë për këtë vit me solisten në violinë e Afrikës së Jugut Christina Brabetz, me dirigjentin gjerman Boian Videnoff.
Filharmonia e Kosovës është themeluar në vitin 2000, dhe që nga ajo kohë prezanton shumë koncerte. /gazetametro.net