Me përfundimin e sfidave të Nations League, FIFA tashmë ka publikuar edhe renditjen e re të kombëtareve.
Kosova ka rënë për një pozicion më poshtë, kurse Shqipëria është në vendin e njëjtë ashtu sikurse edhe në listën e kaluar, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kuqezinjtë” renditen në pozitën e 66’të me 1354.11 pikë, kurse “Dardanët” në vendin e 107’të me 1187.01 pikë.
Top 10 përbëhet nga kombëtaret e mëdha: Brazili mbetet e para, pozitën e dytë e mban Belgjika, të tretën Argjentina, teksa pas tyre vijnë Franca, Anglia dhe Holanda, Portugalia dhe Danimarka që ndajnë pozitat tetë, nëntë dhe dhjetë.