Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, me anë të një postimi në Twitter ka reaguar rreth ngjarjeve të fundit që ndodhën në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Zvicrës, transmeton Gazeta Metro.
Ajo ka thënë se vulgarizmi nuk është pjesë e sportit dhe i ka bërë thirrje FIFA’së që të sanksionojë ata që kanë abuzuar në Kupën e Botës.
”Sulmet e papranueshme dhe vulgarizmi nuk janë pjesë e sportit dhe nuk duhet të kenë vendin e tyre në ngjarjet sportive dhe në stadiume. I bëj thirrje FIFA’së për të hetuar dhe sanksionuar të gjithë ata që kanë abuzuar në Kupën e Botës për promovimin e racizmit, diskriminimit dhe urrejtjes,” ka shkruar eurodeputetja.
Unacceptable assaults and vulgarism are not the part of #sport & should not have its’ place on the sport events and stadiums.
I call on @FIFAWorldCup to investigate and sanction all those who have abused #WorldCup2022 for promotion of racism, discrimination and hatred.
— Viola von Cramon 🇺🇦🇪🇺 (@ViolavonCramon) December 5, 2022
Sot gjatë ditës u raportua nga mediumi zviceran ‘Blick’ se FIFA do të nisë procedura kundër Federatës Serbe të Futbollit.
Kjo pasi mund të ketë pasur ‘shkelje të mundshme’ të tre neneve të kodit disiplinor të FIFA’së gjatë ballafaqimit të së premtes.
Këto janë nenet 12, 13 dhe 16. Neni 12 ka të bëjë me sjelljen e keqe nga lojtarët dhe zyrtarët, neni 13 me diskriminimin dhe neni 16 me sigurinë në lojë.
Ndërkaq, u raportua gjithashtu se nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka. /gazetametro.net