Loading…

FIFA nën akuza për ngritjen e çmimeve të biletave për Kupën e Botës 2026

  • 28/05/2026 | 13:15

FIFA nën akuza për ngritjen e çmimeve të biletave për Kupën e Botës 2026

FIFA duhet t’u përgjigjet akuzave për “rritje çmimesh” dhe “mashtrim të tifozëve” lidhur me biletat e Kupës së Botës 2026, pasi prokurorët e New York-ut dhe New Jersey-t nisën hetim zyrtar ndaj praktikave të saj.


Prokurorja e New Jersey-t, Jennifer Davenport, e quajti procesin “konfuz” dhe me çmime tepër të larta, ndërsa FIFA është urdhëruar të dorëzojë dokumente dhe shpjegime.

Hetimi fokusohet te rritja e çmimeve të biletave, që thuhet se kanë qenë më të lartat në historinë e Botërorëve, si dhe te pretendimet e tifozëve për informacion mashtrues mbi vendet në stadium. Sipas akuzave, FIFA ka rritur çmimet mesatarisht me 34% për rreth 90 ndeshje përmes çmimeve dinamike.

Prokurorët po shqyrtojnë edhe ndikimin e mënyrës së shitjes së biletave dhe deklaratave publike të FIFA-s mbi çmimet.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i ka mbrojtur çmimet duke përmendur kërkesën shumë të lartë për bileta. Megjithatë, ende ka bileta të disponueshme për shumicën e ndeshjeve.

Hetimi pason edhe shqetësimet e ngritura më herët nga prokurori i përgjithshëm i Kalifornisë, Rob Bonta, për praktika potencialisht mashtruese të shitjes së biletave.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë