Lideri kuban Fidel Kastro, që ka qëndruar mjaft gjatë në pushtet në këtë vend, në shkrimet e tij për gazetat shtetërore, ka hedhur edhe një mendim lidhur me luftën e Kosovës, si dhe për bombardimet e mëvonshme të NATO-s mbi Serbinë.
Kastro e ka quajtur ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë si një shembull tipik të “imperializmit amerikan”.
Ai ka shkruar artikull në gazetën e Kubës “Granma”, ku thekson se është kundër ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi, duke e cilësuar madje edhe si “lufta më frikacake e bërë ndonjëherë”.
Sipas Kastros, kjo ishte një “luftë e madhe kundër pavarësisë së një shteti”.
Fidel Kastro është ndarë nga jeta gjatë ditës së sotme, në moshën 90-vjeçare.