Loading…

Festohet e protestohet për Ditën e Europës (Foto)

  • 09/05/2017 | 13:00

Festohet e protestohet për Ditën e Europës (Foto)

Dita e Evropës – 9 maji 2017 po shënohet me aktivitete edukative dhe kulturore në mbarë Kosovën.

Një numër aktivitetesh edukative, sportive dhe kulturore po mbahen me rastin e Ditës së Evropës 2017 në mbarë Kosovën, përcjell gazetametro.net. Në manifestimin e ditës së Europës, të organizuar në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë po marrin pjesë edhe Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj dhe Shefja e Zyrës së BE-së.

Si pjesë e këtyre festimeve të Ditës së Evropës, BE-ja në Kosovë do të japë për herë të dytë çmimin e vet “Evropiani i Vitit”, për të vlerësuar një individ/institucion për promovimin e idesë evropiane në Kosovë. Të nominuarit për çmimin e vitit 2017 janë: Erzen Shkololli, artist dhe kurator, Baleti i Kosovës dhe Grupi për Studime Ligjore dhe Politike.

Çmimi do të prezantohet nga Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së dhe nga Majlinda Kelmendi, Kampionja Olimpike, Botërore dhe Evropiane e Xhudos dhe fituesja e parë e çmimit “Evropiani i Vitit”.

Ndërkohë, disa të rinj kanë zgjedhur një mënyrë tjetër për të shënuar Ditën e Evropës. Në sheshin “Skënderbeu” ata janë renditur duke mbajtur në dorë sloganin me shkronja “Mos na mbani peng” dhe parullën “Deri kur”.

Ky aksion është mbajtur në shenjë protestë kundër mos liberalizimit të vizave./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë