Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë “Polip” vjen me një program të pasur për letërsi këtë vit.
Ky festival do të mbahet në Qendrën Multimediale në Prishtinë, nga data 12-15maj 2017.
Një program i pasur leximesh e diskutimesh mbi letërsinë, ekzilin, dhe rolin e shkrimtarit e intelektualit në këtë ‘shekull të mosdurimit’. Pjesmarrës jan reth 30 shkrmtarë nga vende të ndryshme të botës, ndër të cilët edhe fituesi amerikan i çmimit Pulitzer, Gregory Pardlo, shkrimtari e intelektuali shqiptar Fatos Lubonja, shkrimtari izraelit Nir Baram, shkrimtarja e njohur shqiptaro-siriane Aïcha Arnaout, artisti multimedial me origjinë nga Kosova, Gani Jakupi, shkrimtari Kosovar Arben Idrizi, muzicienti dhe poeti nga Serbia Kralj Čačka dhe plot emra të tjerë shkrimtarësh e muzicientësh nga Zvicra, Shqipëria, Serbia, Gjermania, Greqia, Kroacia, Siria, Franca, Suedia etj.
Hyrja në të gjitha aktivitetet e festivalit polip është gratis. Përkthimi bëhet në gjuhën shqipe dhe angleze.
Për më shumë infromacione klikoni KETU
/gazetametro.net