Loading…

Festivali i Kafesë dhe Çajit rikthehet në Prishtinë me edicionin jubilar

  • 29/09/2026 | 11:07

Festivali i Kafesë dhe Çajit rikthehet në Prishtinë me edicionin jubilar

 Të mërkurën, më 30 shtator, do të fillojë Festivali i Kafesë dhe Çajit me edicionin e 10-të të këtij festivali.


Në këtë festival, që këtë vit do të mbahet më 30 shtator, 1 dhe 2 tetor në Sheshin “Zahir Pajaziti”, do të marrin pjesë 25 brende vendore dhe të huaja, ndërsa dy prej brendeve të kafesë do të prezantohen për herë të parë në festival.

“Edicioni i sivjetmë ishte planifikuar fillimisht për 23, 24 dhe 25 shtator, por organizatorët vendosën ta shtyjnë për një javë. Sipas tyre, vendimi është marrë në shenjë solidarizimi me protestën popullore që po zhvillohet në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Përveç prezantimit dhe degustimit të produkteve, gjatë tri ditëve janë paraparë lojëra dhe dhurata për vizitorët, muzikë live dhe muzikë e lehtë nga DJ, si dhe maskota për argëtim”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Ndërkaq, bëhet e ditur se një pjesë e programit i kushtohet edhe fëmijëve. Të enjten, më 1 tetor, do të organizohet Face Painting.

Festivali do të jetë i hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 21:00, në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë